2 maskat perfekte të fytyrës për Krishtlindje

Pasi keni sistemuar shtëpinë, keni menduar për dhuratat dhe keni zgjedhur menunë e festave, është momenti të kujdeseni për veten. Fytyra juaj ka nevojë për një dorë dhe ne në Living kemi gjithmonë zgjidhjen e duhur. Ju njohim me katër maskat e thjeshta të Krishtlindjes.

1.Maskë me limon, qumësht dhe aloe vera
Kjo maskë është shumë e thjeshtë dhe e përshtatshmë për të gjitha fytyrat. Ju ndihmon të hiqni njollat kafe dhe të qetësoni pH-in e lëkurës.

Përbërësit për këtë maskë janë: 

• 2 lugë qumësht (20 ml)

• 5 lugë lëng limoni (50 ml)

• 2 lugë xhel aloe vera (30 gr)

Shtrydhni limonin dhe bashkojeni me qumështin. Më pas me ndihmën e një luge hiqni xhelin e bimës së aloe veras dhe shtojeni në enën ku ndodhen lëngjet. Bashkoni tre ingredientët bashkë dhe vendosini mbi fytyrë. Maskën mund ta mbani 30-40 minuta.

2. Maskë me qumësht, pluhur kakao, ujë të oksigjenuar dhe limon

Edhe në këtë maskë do të përdorim qumësht pasi arrin të mbajë të butë lëkurën e fytyrës, kurse limoni heq qelizat e vdekura dhe zbardh njollat.

Përbërësit për këtë maskë janë:

• 1 lugë ujë i oksigjenuar

• 2 lugë lëng limoni (20ml)

• 2 lugë pluhur kakao

• 4 lugë qumësht (40 ml)

Përzini të gjithë përbërësit bashkë derisa të krijohet një masë kremoze. Lëreni pesë minuta në enë dhe më pas aplikojeni në fytyrë. Maska do të fillojë të mpikset aq sa të krijojë një kore. Mos u shqetësoni, është thjesht efekti tonifikues i ujit të oksigjenuar. Mbajeni për disa minuta. Para se ta hiqni bëni një seancë me avull dhe më pas lajeni me ujë të vakët.

Mund të ju pëlqejn