Adelina Berisha e suksesshme jo vetëm në muzikë, ja se me çfarë tjetër ka filluar të merret ajo

Këngëtarja Adelina Berisha është shumë e pëlqyer nga publiku, këngët e saj kanë miliona klikime, gjersa edhe fansat i ka të shumtë në numër.

Suksesi i saj mesa duket nuk po pasqyrohet vetëm në muzikë. Ditë më parë në media kemi pasur rastin të lexojmë për “punësimin” e saj në një ndërmarrje publike, ndërsa vihej në dyshim ndërlidhja që ka bërë mes punës dhe muzikës.

Por, e kontaktuar nga Telegrafi, këngëtarja është prononcuar hapur duke treguar se cilat janë aktivitet e fundit me të cilat po merret:

“Po, unë jam duke kryer praktikën në një ndërmarrje publike për degën time ekonomi/biznes, por ende nuk jam e punësuar plotësisht”.AdelinaBerisha

Duke mos dashur të prononcohet për ndërmarrjen ku ka filluar praktikën, ajo ka treguar se të ardhmen e saj e sheh brenda muzikës, por edhe me një punë adekuate për të.

“Unë nuk do të tërhiqem nga muzika, por sigurisht që një vend i mirë pune për mua është i mirëseardhur, dhe ndërlidhjen mes punës dhe muzikës i shoh si të përballueshme për të ardhmen time”, ka deklaruar më tej.

Sa u përket projekteve në muzikë, Adelina ka treguar se sapo e ka nisur punën për këngën e re.

“Shumë shpejt do të vij me një projekt të ri muzikor, punimet për këngën i kam filluar te producenti Mixey dhe shumë shpejt gjithçka do të jetë gati për fansat”, ka përfunduar këngëtarja. /RevistaBora

Mund të ju pëlqejn