Agon Amiga nuk ka probleme me Babastars, flet edhe për projektet e reja (Video)

AgonAmiga ditë më parë e ka publikuar videoklipin e ri “S’ka faj”. 

Por, reperi ka pohuar se me kaq nuk do të ndalet dhe se do të sjell edhe këngë të reja.

Në një intervistë për Reload të RTV Dukagjinit, këngëtari ka pohuar se do të publikon gjatë dy muajve këngë të reja.

Agon Amiga gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet e mediave se ka prishur marrëdhëniet me anëtarët e labelit të Babastars.

Ndërsa sa i përket teksteve të këngëve, këngëtari ka thënë se i shkruan në kohën sa herë që frymëzohet dhe varësisht prej disponimit.

Ai më tutje ka zbuluar vendin se ku e ka mbajtur koncertin e parë dhe si e ka nisur karrierën prej këngëtarit.

Ndryshe, kënga e fundit ‘S’ka faj’ për pesë ditë ka marrë rreth 500 mijë klikime në YouTube. /

 

Mund të ju pëlqejn