Bogoev: Nuk frikësohemi të vazhdojmë proceset demokratike

Deputeti i LSDM Stefan Bogoev njëherit edhe kryetar i forumit rinorë mbrëmë në një intervistë dhënë në Tv Shenja ka deklaruar se nuk frikësohen që të vazhdojnë proceset demokratike në vend, transmeton Zhurnal.

“Nuk frikësohemi dhe nuk do të ndalojmë në vlerat demokratike dhe proceset që duhet të vazhdojnë. Nuk i’a vlenë që të humbet jetë njerëzish dhe të mbrojnë kriminelin Gruevski që vozitë mercedes prej 600 mijë euro si dhe syza prej 60 mijë euro derisa në jetë asnjëherë nuk ka parë aq para me sy”, ka deklaruar kështu Bogoev.

Sipas tij, plani i dhunës në parlament ishte orkestruar mirë nga Gruevski, Cavkov, Veljanovski dhe Ivanov.

“Atë natë kishte tentativë për likuidim dhe vrasje të deputetëve, ky plan ishte mirë i organizuar nga Gruevski, Veljanovski, Ivanov dhe Cavkov”, ka deklaruar mes tjerave Bogoev.

Одговорност за крвавиот четврток ќе има!

Ќе убијат утре некој од нас?Идеја за слобода не се убива, правдата доаѓа, а од неа се плашат само криминалците!

Posted by Stefan Bogoev on Samstag, 29. April 2017

Mund të ju pëlqejn