Brikena Prifti është gazetarja më e re në median Shqiptare(Foto)

1,639

Brikena Prifti është gazetarja më e re në median shqiptare dhe sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re tashmë që cdo ditë është pjesë e ekranit, ku të gjithë ne e njohim si vajza e motit. E ëmbël dhe me një buzëqeshje që të bën menjëherë për vete 24 vjecarja ka treguar se përvecse di të jetë një imazh I dashur për ekranin është edhe një person që nuk pranon justifikime ndaj vetes dhe punon fort për të qënë jo vetëm “vajza e bukur e motit”.

Është përfolur kaq shumë për aftësitë dhe energjinë pozitive që transmeton, si edhe faktin që menjëherë arriti të zëvëndësonte një figurë të njohur prej vitesh sic Ishte Floriana Garo. Por tashmë ajo vetë po krijon një profil duke bërë jo pak veta të kthejnë vëmendjen tek ajo, duke parë jo vetëm linjat e saj perfekte por edhe brendësinë e një shpirti po kaq në harmoni me pamjen e jashtme.



Eksperiencat e saj në botën e televizionit nuk janë të pakta, pa harruar këtu edhe angazhimet në botën e modës por Brikena tregon në një intervistë për revistën “Bora” se të qënit një ndër të paktat vajza të motit në Shqipëri e bëri atë të jetë akoma më kritike dhe të punojë më fort për të arritur ato cka ajo ka synime.

Brikena ju keni jetuar për shumë vite në Itali?Cila është arsyeja e largimit tuaj nga Shqipëria dhe pse u kthyet?

Jam larguar nga Shqipëria kur isha 11 vjece, me qëllimin që të studioja. Në itali kam jetuar pa familjen time, dhe përvec ndjekjes së studimeve ishte një eksperiencë që më bëri të rritesha dhe të mësoja të isha e pavarur. Duke qënë larg familjes vendosa të kthehesha dhe të përfundoja studimet e mia këtu.

A ishte zhgënjyes kthimi në Shqipëri dhe përballja me një tjetër realitet?

Nuk mund ta quaj zhgënjyes pasi Shqipërinë e njihja, asnjëherë nuk I shkëputa lidhjet pasi vija shpesh që takoja prindërit dhe vëllain, por gjithsesi pas shumë vitesh andej, rikthimi nuk qe I lehtë. Ajo që më lehtësonte ishte fakti që më në fund do isha pranë familjes time, mungesën e të cilëve e kam ndjerë përherë sidomos në moshën në të cilën u largova. Jeni në tregun mediatik prej pak kohësh.

Si ju duket bota e televizionit pasi, siç dihet, edhe konkurrenca është e madhe?

Kur zgjodha të studioja gazetari isha shumë e vetëdijshme që ishte gjëja që do bëja me më shumë dëshirë se cdo shkollë tjetër. Kjo më afroi edhe më shumë me tregun mediatik dhe botën e televizionit që e kam dashur përherë. Mund të them që ende jam në fillimet e mia, ndonëse para se të isha “Vajza e motit”, ruaj eksperienca të tjera në ekran. Ndonëse konkurenca në televizion është e madhe dhe përherë ka fytyra të reja, unë mundohem të jem e fokusuar në atë që bëj dhe të vij sa më mirë në ekran. Mund të them që deri tani kam patur të bëjë me njerëz që më kanë vlerësuar e kanë besuar tek unë, kjo më ka bërë të punoj më fort e të kem më shumë dëshirë për tja dal mbanë qëllimeve që I kam vënë vetes.

A mendoni se ishte një mënyrë e mirë për ta prezantuar veten para publikut duke të të njohur si prezantuesen e motit?

Mendoj që duke prezantuar motin vij para publikut ashtu sic unë në të vërtet jam, brënda një profili serioz. Nuk më është dashur asnjëherë të dal nga vetja, ndaj edhe moti është dicka që e bëj me shumë dëshirë.

Nëse nuk do të ishit “vajza e motit” në ekran, cfarë është dicka tjetër ku Brikena do e shihte veten më së shumti?

Do doja ta shihja veten dhe publiku gjithashtu si spikere. E bukur, e suksesshme, dhe e pritur shumë mirë prej publikut.

A ndihet Brikena e realizuar?

Shumë herët për ta quajtur veten të realizuar. Unë jam shumë kritike ndaj vetes dhe ka ende shumë punë që të arrij të jem aty ku dua. Mund të them vetëm që mendoj se jam në rrugën e duhur.

Mund të ju pëlqejn