www.revistabora.com

Danny Boy pas 15 viteve vjen me këngën “Fjala Hip Hop” (Video)

0 29

Reperi Danny Boy është rikthyer në skenën e hip hopit pas 15 viteve me këngën “Fjala Hip Hop”

…e rikthimi i Dannyit nuk është një lajm i mirë për reperët kosovarë pasi që qysh në fillim Danny ka plot kritika për ta.

“S’keni floë, s’keni rima, s’keni zo, s’keni as zemer, veç po e boni me bo emër…”, është një rresht i kësaj kënge që është lansuar sot premier.

E rikthimi i Danny Boy, njeri prej reperëve pionerë në skenën e repit kosovarë, është bërë e mundur pas një bashkëpunimi të disa emrave, kryesisht të mbledhur pas kompanisë Black Fish Entertainment të Genc Prelvukajt, i cili është edhe producent ekzekutiv i kësaj kënge.

Producent i këngës është Bergin Demaj, lirika është shkruar nga Danny Boy dhe Arday, Beat është punuar nga Dorant Beats. Kurse video është prodhuar nga Black Fish Entertainment.

 

Mund të ju pëlqejn