Detaj interesant për mënyrën me të cilën partnerët tradhtarë bëjnë dashuri

Ndjenja e tradhtisë, veç tjerash, nënkupton edhe atë që dëshiron të bërtasësh me zë të lartë, ndërkaq është konstatuar se edhe partnerët tradhtarë ndihen në të njëjtën mënyrë.

NËSE vetëm një herë keni qenë e tradhtuar, atëherë e di se çfarë ndjenje është, transmeton Telegrafi.

Përveç tjerash, ai nënkupton edhe atë që dëshiron që të bërtasësh me zë sa më të lartë, ndërkaq është konstatuar që ndihen edhe partnerët tradhtarë në të njëjtën mënyrë.

Në të vërtetë, në një hulumtim të ri, të bërë me 1.000 meshkuj dhe femra, 62 për qind e femrave dhe 72 e meshkujve kanë zbuluar që janë të zëshëm në krevat, kur tradhtojnë partnerët e vet.

Gjithashtu 88 për qind e pjesëtareve të gjinisë femërore kanë deklaruar se janë më të zëshme se sa partnerët e vet gjatë seksit, ndërkaq 71 për qind e meshkujve kanë deklaruar se i përndez më shumë fakti që partnerja është e zëshme nën çarçafë.

320117-sex01-ras-foto-shutterstock

Edhe pse me asgjë nuk e nxisim tradhtinë dhe gënjeshtrën, duket se zëri buçitës ka gjithsesi lidhje me kënaqësinë në krevat.

E para, kështu partnerit i bën qartë me dije çka dëshiron, ndërkaq një hulumtim tjetër ka zbuluar se si femrat mund të përjetojnë kënaqësi më të madhe, kur partneri i tyre shfaq zëshëm kënaqësinë e vet, me siguri për atë që kjo u shërben për forcim të vetëbesimit.

Kjo assesi nuk do të thotë që duhet të ulërish dhe të aktrosh, mirëpo s’ka gjë të keqe nëse e ngre pak zërin.

Përkundrazi! /RevistaBora

Mund të ju pëlqejn