Dua Lipa bashkëpunim me yllin botëror

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa në një intervistë për BBC-në ka njoftuar se do të realizojë një bashkëpunim në kuadër të albumit të saj debutues.

Pas bashkëpunimit me Miguelin për këngën “Lost in your light”, Dua ka thënë për BBC-në se ka gati bashkëpunimin me liderin e grupit “Coldplay”, Chris Martin, transmeton Koha.net.

“Isha në një takim dhe dikush më pyeti: Me kë dëshiron të bashkëpunosh? – unë i thash: Do të doja të shkruaja një këngë me Chris Martin’”, ka thënë Dua Lipa për BBC-në.

“Njëra nga zonjat në dhomë tha: ‘Kam punuar me të. Do të isha e lumtur t’ia dërgoja disa këngë tua’. Unë zgjodha disa, por nuk dija çfarë të prisja. Ishte mungesë besimi. Pastaj mora një email: ‘Chrisi dëshiron të takohet me ty. Eja në studion e tij në Malibu’. Isha nervoz dhe e lumtur në të njëjtën kohë. Nuk dija si të veproja”, ka shtuar ajo.

“Mendoj se ishte shtrëngim duarsh gjatë njoftimit. Por isha e qetë dhe e lehtësuar. U ulëm dhe biseduam. Unë filloja të luaja disa këngë nga albumi. Ai i dëgjoi me vëmendje dhe shkroi titujt e secilës këngë. Pastaj më tha: Mirë, përse nuk e realizojmë një këngë së bashku për albumin tënd?’. Ai shkoi te piano, morëm disa mikrofona dhe krijuam disa melodi. Çdo gjë ndodhi shpejt. Mendoj se është këngë e bukur”, ka thënë veç të tjerash Dua Lipa.

Mund të ju pëlqejn