E lidhin Vesa Lumën! (Foto)

Këngëtarja Vesa Luma po e përmbyll mjaft suksesshëm vitin 2016. Ky vit ka qenë shumë i bukur për këngëtaren, si nga jeta private, ashtu edhe nga ajo profesionale.

Këtë vit ajo është bërë nënë për herë të parë, gjersa ka publikuar edhe dy projekte muzikore shumë të suksesshme.

Vesa është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra fansa të cilët ndjekin vazhdimisht postimet nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet gjatë një trajtimi në një qendër estetike, teksa është e lidhur me aparaturat për tonifikim të trupit.

Mesa duket ky trajtim i shkakton relaks, por fakti që është e lidhur e ka bezdisur paksa.

“E lidhur nga Ledir Greca”, shkruan Vesa në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar se si është lidhur nga estetistja. /Bora.al/

Mund të ju pëlqejn