Edhe Gent Fatalit i shtyhet publikimi i klipit! Çfarë po ndodh me projektet e artistëve? (Foto)

81

Artistët shqiptarë duket se kanë qenë shumë të përgatitur këtë fundvit, duke realizuar projekte të ndryshme muzikore si dhe duke u angazhuar më pas edhe në koncerte.

Megjithatë, kur jemi tek këngët e reja dhe klipet, duket se së fundmi ata kanë hasur pak në vështirësi, jo në realizimin e tyre, por në publikimin e projekteve në YouTube!

Në fakt publikimi i një videoje mund të llogaritete si një procedurë e shkurtër 30 minutëshe, por mesa duket nuk është gjithçka ashtu.

Dje (e premte) reperët Skivi dhe Cozman publikuan projektin e tyre të ri, këngën dhe klipin “Shoqnia”, gjersa kishin paraparë ta publikonin një ditë më herët, por u tha se për shkaçe teknike, klipi u shtye për një ditë.

Të njejtin fat të keq duket se po e përjeton edhe këngëtari Gent Fatali, i cili kishte planifikuar që sot të publikonte projektin e tij të shumëparalajmëruar këngën “Ex”, gjë që nuk mundi dot ta bëjë, transmeton Telegrafi.

Artisti ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka sqaruar fansat se klipi i tij i ri vjen shumë shpejt, por është e pamundur që të publikohet sot (e shtunë), për shkak të disa problemeve teknike.



And thank you ❤ #NewVideoComingSoon #eX @maxproductional

A photo posted by Official Gent Fatali🔥 (@gentfatali) on

Nuk dihet ende se cilat janë ato probleme aq të mëdha që po u shkaktohen artistëve, duke mos lejuar publikimin e projekteve të tyre në YouTube.

Mbase të drejtat e autorit apo mbrojtja e videos është një procedurë që e ‘pengon’ publikimin e shpejt, por sido që të jetë faji në këtë rast bie mbi kompanitë menaxhuese, të cilat nuk e kontrollojnë me rregull kohën kur ata duhet ta publikojnë një projekt të ri. /Bora.al

Mund të ju pëlqejn