Edhe një super këngë e re nga Dhurata Aliaj

“Sa me mall të kujtoj” titullohet projekti i ri i artistes sonë të mirënjohur Dhurata Aliaj. Është kjo një baladë të cilës nuk i mungojnë vlerat e vërteta të artit muzikor, e kjo falë tekstshkruesit Rifat Maxhuni, punës së muzikantit dhe orkestruesit Fatos Canolli dhe natyrisht ngjyrimit që i ka dhënë vetë këngëtarja jonë. Dhurata Aliaj është artiste e cila ka ditur kurdoherë të sjellë projekte që kanë ngritur peshë zemrat e publikut, kur dijmë se muzika është mënyra më e mirë e shprehjes së ndjenjave tona si popull. Ajo vazhdon të punojë në sjelljen e këngëve të reja, për të cilat nuk ekziston aspak dyshim për mosssukses. -Arsim Kolari-

 

Mund të ju pëlqejn