Era Istrefi ia ‘rrëmben’ Beyonce-s një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm (Video)

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi çdo ditë e më shumë po arrin sukses në karrierën e saj.

Mëngjesin e së dielës,  Blitz.al zbuluan se koreografi personal i Beyonce-s, Chris Grant, ndodhej në Prishtinë bashkë me Faton Shoshin, menaxherin e Era Istrefit dhe Ledrit. Aty lindën dyshimet se mos vallë diçka mes Ledrit dhe Beyonce-s po lindte, duke qenë se edhe producenti i mbretëreshës së muzikës pop ka komentuar në foton e Shoshit.

Ama, gjërat qenkan shumë ndryshe!

Burime të sigurta pranë skuadrës së “Nesër” mohuan faktin që Grant po punon me Ledrin, por kanë treguar ekskluzivisht për Blitz.al se koreografi i Beyonce-s ndodhet në Prishtinë për të punuar me këngëtaren shqiptare, Erën.

“Chris nuk po punon me Ledrin, sepse Ledri po përgatitet për diçka tjetër, akoma më të madhe”, – mëson Blitz.al.

“Koreografi ka ardhur në Prishtinë për të punuar me Erën për festivalin në të cilin do të performojë në Rusi”.

Por puna e Grant nuk përfundon këtu. Ai do të punojë me Erën gjatë gjithë kohës, madje edhe për klipin e ri që do të vijë shumë shpejt. Për një gjë jemi të sigurt: pas ushtrimit me Chris, Era nuk do të njohë më konkurrencë!

Që prej vitit 2009, Grant ka qenë pjesë e stafit të Beyonce-s dhe në 2013-n mori “frenat” e koreografive dhe është përgjegjës për një sërë lëvizjesh, përfshirë këtu “Run The World”, “Drunk in Love”, “Flawless” apo “Formation”. Nga ana tjetër, Chris mban “firmën” e performancave “live” të artistes, si në turneun “Mrs Carter Show” edhe në “Formation World Tour”.

Në vitin 2015, ai u nominua për trofeun “Video of the Year” për videoklipin “7/11”, por në 2016-n arriti ta çojë atë në shtëpi, kur “Formation” u shpall “Videoja e vitit” në MTV Video Music Awards. Në vitin 2017, “Lemonade”, ku Grant mbante kreditet si koreograf i tërë filmit të bujshëm, u vlerësua me “Peabody Award”, një çmim që vetëm 2 artistë kanë arritur ta çojnë në shtëpi. Grant ishte pjesë e stafit të Michael Jackson deri në vitin kur artisti ndërroi jetë.

Epo, nëse gjërat shkojnë siç duhet, duhet të përgatitemi sepse Chris do ta sjellë Erën më fuqishëm se kurrë!

Mund të ju pëlqejn