www.revistabora.com

Ky është projekti hit i Mik dhe Rrok (Video)

0 165

“Për vllazni” titullohet projekti më ri i publikuar nga dy reperët shqiptarë që tashmë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mik dhe Rrok, nuk dinë të ndalen. Me tekst nga Mik dhe Rrok ndërsa produksion i The scientist ndërkohë që videoklipi është realizuar nga Flexmartian kurse ky projekt bën pjesë në albumin e tyre të titulluar ‘Shqipes Up’, ju mund në lexoni në vazhdim se kush është Mik e kush Rrok.

Mik ka lindur në Athinë ndërsa ka jetuar atje deri në moshën 15 vjeç për të vazhduar më tej të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash e 8 vite. Me prejardhje nga Tirana, Mik ka nisur të meret me muzikë tash e një vit ku ka realizuar tre videoprojekte si solo artist i zhanrit rap. Producentët me të cilët bashkëpunon ai janë Science HBF, Block beats dhe Teo. Albumi me të cilin po e punojnë bashkë me Rrok titullohet ‘Shqipes UP” e prej gjithë projekteve katër janë bashkëpunim (duet).

Po kush është reperi tjetër Rrok? Ai ka lindur në Sloveni ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jeton që në moshën 3 vjeçare e tash është 24 vjeç. Edhe Rrok tash e një vit ka nisur të meret me muzikë dhe ka realizuar disa videoprojekte. Muzika që e bën ai është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Momentalisht punon në dy albume të reja, një shqip rap ndërsa tjetrin në anglisht. Një album tashmë e ka në iTunes dhe Spotify. Ky videoprojekt i ri është i pari në bashkëpunim mes tyre ndërkohë që bashkëpunimi për albumin ‘Shqipes Up’ vazhdon të jetë në nivel.

Mund të ju pëlqejn

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More