Fejohet këngëtari i hitit ”Pa facebook”

Këngëtari i hitit ‘Pa facebook’ Lindi Mehmetaj ka vendosur që të marr një hap tjetër nga jeta e tij private. Pas sukseseve të shumta në muzikën shqiptare duke sjellë në tregun e muzikës hite të shumta, Lindi ka vendosur që të fejohet. E përzgjedhura e tij quhet Argjira Blakaj, e cila një kohë ka qenë modele e njohur. Njohja mes tyre ka ndodhur pikërisht në një sfilatë mode, aty ku Argjira ka qenë në rolin e modeles derisa Lindi ka performuar hitet e tij, ndërkohë që ka rënë kontakti mes tyre. Pas një lidhje të gjatë dashurie, Lindi dhe Argjira kanë vendosur që të fejohen dhe të kurorëzojnë dashurinë e tyre të gjatë.

Mund të ju pëlqejn