« Foto-Video » Këngëtari kosovar shpëton fëmiun live në emision

446

Në edicionin e fundit të “Zonë e lirë” me Arian Çanin, gjeti vend edhe historia e gjashtë vjeçarit me autizëm, që quhej Jamarbër.

Arian Çani kërkonte ndihmë financiare për fëmijen autik, për të cilin thoshte se në të ardhmen mund të jetë gjeni.



Në këtë edicion të emisionit më të ndjekur shqiptar ishte i ftuar edhe këngëtari kosovar Muhamet Bajrami-Meti, për të folur për karrieren e tij të ngjeshur muzikore, pasi dihet që është tejet aktiv në prezantimin e projekteve të ndryshme dhe gjithashtu në shumë mbrëmje e ahengje.

Meti, ndodhej në studio derisa e dëgjonte historinë e trishtë të gjashtë vjeçarit dhe në një moment, ai e shpreh dëshirën dhe vullnetin që ti dalë në ndihmë këtij fëmiju në nevojë.

Është emocionues reagimi i Jamarbërit të vogël kur e dëgjon Metin tek i ofron ndimë. Me emocione ka reaguar edhe vetë Çani dhe të ftuarit e tjerë në studio.

Shikoni momentin kur Meti kthehet në hero për këtë vogëlush simpatik.

Mund të ju pëlqejn