Gold AG dënohet nga policët serbë të Kosovës, irritohet nga ajo që i shkruajnë në dënim (Foto)

87

Rep këngëtari i njohur, Arian Agushi apo Gold AG, ka marrë një dënim nga Policia e Kosovës.

Në bazë të dënimit shihet si ai ka bërë kundërvajtjen në Graçanicë, ku është ndalur nga dy policë me nacionalitet serbë.



Ai nuk është i irrituar me dënimin sa është irrituar me atë që shkruan në dënim.

“S’e e mbaj mend kur më ka dënuar policia jonë pasi mundohem të jem i rregullt në komunikacion, por mbrëmë më dënuan dy serbë edhe serbisht e paskan shkruar. Ah nuk kam faj unë që ju ‘lavdëroj’ në këngët e mia”, ka shkruar Gold AG në Facebook.

Kujtojmë se Gold AG njihet për tekstet e tij mjaft patriotike që i këndon në këngët e tij të shumta, përcjell RevistaBora.New-Picture-2-62[1]

Mund të ju pëlqejn