Graniti do sjell frymë europiane në politikën kosovare

Jeta dhe kariera e tij ndërlidhen me shumë gjëra, e filloi me boks për të treguar anën e tij të fortë për të vazhduar më tej në disa sfera të tjera sa për të shfaqur talentin e më pas krejtësisht në diçka tjetër për t’u thënë të tjerëve se unë vlejë.

Granit Shala prapa vetes ka shumë suksese e kupa në fushën e sportit atë të boksit mirëpo kjo fushë si duket nuk i ka dhënë shumë hapësirë për të treguar veten se ai është multitalent. Aktrimi ka qenë një tjetër fushë ku Graniti e ka sprovuar veten mirëpo edhe në këtë drejtim nuk shkoi gjatë pasiqë u drejtua krejtësisht në një fushë ku jo secili mund të sfidojë veten. Politika..është sfera të cilën e ka zgjedhur Granit Shala për të sjellë diçka europiane në Kosovë.

I rradhitur tek AAK përkrah ish kryeministrit Ramush Haradinaj, Graniti shihet si një nga kandidatët e fortë në zgjedhjet e qershorit. Karakteristikat që e përshkruajnë personalitetin e tij jo çdokush i ka. Boksi, aktrimi, mirësjellja e mbi të gjitha karakteri human janë virtyte me të cilat mund të përshkruhet Graniti.

E pikërisht këto gjëra janë pikësynim i një njeriu që vendos të meret me politikë, një ndërgjegje e pastër dhe një shpirt human! Këto i disponon Granit Shala dhe këtë e ka dëshmuar në vitet e fundit duke treguar zemërgjërësinë e tij në fushën e humanizmit.

Kanë qenë emisione të shumta të cilat kanë përshkruar rrugëtimin e tij në këtë sferë, ndërsa ai ballëlartë dhe ndihet shumë krenarë për faktin që ka arritur t’i rikthejë buzëqeshjen njerëzve në nevojë.

Njerëz të tillë i duhen Kosovës dhe shoqërisë kosovare, me ndërgjegje të pastër e shpirt human si Granit Shala.

Mund të ju pëlqejn