Ja çfarë kujton Yllka Gashi nga e kaluara e saj! (Foto)

Yllka Gashi është njëra ndër aktoret e cila ka një karriere të ndërtuar duke u bazuar në punën e saj të palodhshme, ajo është larg nga ato femra që e ndërtojnë karrieren e tyre përmes skandaleve, shkruan Kosovarja.

Yllka ka kohë që nuk jeton në Kosovë, por është aktuale pothuajse çdo ditë nëpër rubrikën e medieve rozë.

Ajo mbahet mend me shumë role të saj qofshin nëpër filma, apo edhe nëpër seriale televizive vendore. E njëri ndër rolet që Yllka e ka luajtur dhe që mbahet mend më gjatë është ai i “Zanës” te seriali televiziv vendor “Familja Moderne”, shkruan Kosovarja.

Yllka sot ka hedh disa foto në instagram, ku shihet së bashku me aktorët e po të njëjtit serial. Si duket edhe asaj po i mungon ky serial ashtu sikurse edhe fansave të saj. Serial ky që çdo të diele emitohej në televizionin publik të Kosovës./RevistaBora

 

Mund të ju pëlqejn