Ja pse të rinjtë kosovar do të donin të ishin si Durim Asllani e Sead Sadiku… (FOTO)

211
Durim Asllani dhe Sead Sadiku janë dy të rinjë shumë aktive në sferën e rinisë dhe ngritjes së kapaciteteve rinore në Kosovë dhe më gjerë.


Përveç miqësisë se tyre të kahershme ata nga viti 2014 formuan Organizaten ‘New Elite of Gentelemen’s’ të cilën e drejtuan me shumë aktivitet dhe shumë bashkëpunime.
Personat në fjalë janë çertifikuar si debatues profesionist në formatin ‘British Parliamentary’ dhe më vonë u çertifikuan edhe si gjykatës të këtij formati. Duke mos ndaluar vetëm me kaq, këta të rinjë me vullnet të plote dhe me angazhim të madh arritën që pas dy viteve pune e përkushtim të krijojnë formatin me të ri te debatit i cili parashihej të përfaqësoj Kosovën dhe më gjer .
Në përpilimin e këtij formati, Durimi dhe Seadi vazhdimisht u konsultuan me dy intelektual shumë të njohur siç janë, Skender Boshtrakaj drejtor i ‘Muzeut Kombëtar’ dhe Kreshnik Xharra udhëheqës i ‘Divizionit për promovim dhe zhvillim të edukimit joformal’ . Formati i ri u emërtua’ I.O.C’ debate qe është akronim i ‘’ An Idea Overcomes Critics ‘’ dhe konsiderohet të jetë një format shumë unik .
Ky format përmban shumë vlera arsimore dhe kulturore, kurse si i tille është mirëpritur mjaftë nga nxënësit e shkollës së mesme Sami Frasheri në Prishtinë ku edhe është testuar për herë të parë. Angazhimet dhe aktivitetet sa shkojnë e rriten, dhe këta të rinjë janë me aktiv se kurrë, pasi që tani janë të fokusuar në rritje dhe zgjerim të organizatës së tyre, për shkak se angazhimi dhe puna e tyre kërkon sa kualitet aq edhe kuantitet .
‘New Elite of Gentlemen’s’ ka një ekip shumë profesionale dhe shumë të bashkuar me një shpirt altruist, ku punët dhe detyrat janë të ndara duke u bazuar në përvojat e veçanta të anëtarëve. Sa i përket bashkëpunimeve dhe aktualitetit, ata kanë nënshkruar disa bashkëpunime me përkrahës të projekteve por që deri në fillimin e tyre vazhdojnë të mbeten konfidenciale, shkruan Instapress.net
15271723_1280953101957066_1980386219_o
15204197_1280953085290401_1248108184_o

Mund të ju pëlqejn