Kampioni Dionis Thaçi uron festën e pavarësisë

Është vetëm 22 vjeç dhe meret me fitnes që nga mosha 17 vjeçare. Për vetëm 5 vite, Dionis Thaçi ka arritur që të punojë si trajner personal i fitnesit pas një pune të palodhshme duke punuar me suplemente ushqyese për sportistë. Kjo do të thotë se kur njeriu don i arrinë të gjitha. Ai ka garuar në kampionate ndërkombëtare të mbajtur në Kosovë në vitin 2013 ku Dionisi fiton vendin e parë në kategorinë junior si 21 vjeçar, derisa një vit më pas ai merr pjesë në kampionatin europian EBPF ku pas punës së palodhshme shpërblehet me vendin e dytë.

”Ky sport më pëlqen sepse ka shumë sfida dhe duhet shumë përkushtim dhe gjithmonë arrinë diçka më ndryshe, thjeshtë është një lloj jetese, për të arritur një trup të mirë duhet me pas disciplinë në rradhë të parë në ushqim të rregullt pastaj gjumin e mjaftueshëm dhe sigurisht duhet përdorur edhe suplemente si proteina e vitamina që me ushqim nuk mundemi me i arritur”, kështu thekson në bisedën e tij Dionisi i cili ka edhe disa këshilla për të rinjtë. ”Të rinjtë i këshilloj në përgjithësi që të meren me këtë sport sepse trupi i shëndoshë është mendja e shëndoshë, kohëve të fundit fitnesi është sporti më i përhapur dhe më i pëlqyer nga të gjitha moshat”, shton për fund Dionisi.

Mund të ju pëlqejn