Këshillojnë lesbiket: Ja çfarë duan femrat gjatë seksit

Sipas një studimi, lesbiket përjetojnë më shumë orgazma se femrat heteroseksuale. Pra meshkujt mund të mësojnë goxha prej tyre dhe se si të kënaqin partneret.

Cosmopolitan ka mbledhur disa këshilla që femrat lesbike i japin të gjithë meshkujve, se si të ndihmojnë partneren për të arritur më shumë orgazma.

Lëvizni nga shtrati!

Karriget, banaku në kuzhinë dhe makina janë vendet ideale për të bërë seks. Duket e lehtë por jo shumë njerëz e marrin mundimin të ngrihen nga krevati, prandaj përpiquni ta ndryshoni diçka të tillë.

Krijoni një listë këngësh seksi.

Këngët romantike dhe sensuale në sfond, ndërsa kryeni marrëdhënie seksuale ndihmojnë vërtet shumë për të ndezur atmosferën. Provojeni dhe të dy do të ndiheni në humorin e duhur.

Kushtoji më shumë rëndësi asaj që ajo NUK po ta thotë

Sigurisht që duhet të interesoheni për pëlqimet e saj, por nëse do të tregoheshit më të vëmendshëm me të dhënat ‘e pathëna’, do ta kuptoni shumë mirë se çfarë kërkon.

Shikoni si e mban veten, kuptoni gjuhën e trupit të saj, si sillet me ju dhe do ta kuptoni nëse do që të bëni dashuri, apo seks të tërbuar. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ajo nuk do ta shijojë seksin nëse nuk i jepni atë që do në të vërtetë.

Pyeteni se çfarë i pëlqen.

Shumë femra do të preferonin që ju ta dinit se çfarë duan, por nëse nuk e di, atëherë ato do të ishin shumë të lumtura t’jua thonin. Më mirë ta pyesni sesa të përpiqeni dhe të dështoni në fund, ashtu askush nuk do të ishte i lumtur.

Pyeteni nëse mund ta shihni teksa prek veten

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të kuptuar se çfarë i pëlqen femrave, sepse ajo po jua tregon. Diçka e tillë është gjithashtu shumë seksi dhe personale, gjë që do të rrisë intimitetin mes jush.

Klitori nuk është e vetmja zonë erotike

Shumë meshkuj fokusohen tek e njëjta rutinë, fillimisht seksi oral, më pas penetrimi, por trupi i një femre ka shumë zona erotike. Prandaj përpiquni t’i eksploroni dhe kini besim, sepse diçka e tillë do t’ju çojë në një nivel tjetër.

Pyete për gjërat që TI do.

Duhet të jeni specifikë edhe për gjërat që juve ju pëlqejnë. Pastaj seksi do të jetë shumë më i mirë nëse të dy po merrni pikërisht atë që doni, pasi e keni diskutuar më parë me njëri-tjetrin.

Mos ushtroni presion mbi veten

Nëse s’keni bërë seks prej pak kohësh, me siguri mendja do t’ju shkojë tek të bërit seks sa më shpejt, por kjo s’do t’ju ndihmojë për të patur një kontakt fizik të pëlqyeshëm. Bëjeni diçka të tillë kur të ndiheni gati. Prandaj qetësohuni.

Mund të ju pëlqejn