Kështu po përgatitet Era për Rusi (Video)

Këngëtarja Era Istrefi pritet që të marrë pjesë në festivalin më të madh të muzikës moderne në Rusi “Evropa Plus”

E për këtë Era ka kontraktuar njërin prej koreografëve më të njohur të Amerikës, Chris Grant, i cili edhe do të merret me performancën e Erës në këtë eveniment të madh të muzikës.

Se sa është i rëndësishëm Grant e tregon edhe një mori suksesesh që ai ka pasur me Beyonce që nga viti 2009.

Nga 2013’a mori “frenat” e koreografive dhe është përgjegjës për një sërë lëvizjesh, përfshirë këtu “Run The Ëorld”, “Drunk in Love”, “Flawless” apo “Formation” të Beyonce. Nga ana tjetër, Chris mban “firmën” e performancave “live” të artistes, si në turneun “Mrs Carter Show” edhe në “Formation World Tour”.

Nga lëvizjet shihet se Era do të këtë një performancë seksi në Moskën e ftohtë.

https://www.instagram.com/strefie/

Mund të ju pëlqejn