Klodiana Vata, vullkani i ri në skenën muzikore shqiptare

Klodiana Vata është ylli më i ri i skenës Shqiptare e cila edhe pse në një moshë të re, karrieren artistike e ka filluar që në moshen 6 vjecare me të kënduarit dhe me rolet e shumta prane Teatrit Migjeni në Shkoder. Nëse shikon aktivitetet e saj ato startojnë që nga festivali kombëtar për fëmije në Shkoder ku ka marre disa herë cmime me pjesëmarrjen e saj në TVSH tek ‘Perform Fest’ , Vizion Plus me zërat më të mirë të fëmijeve nga e gjithë Shqiperia ku ka fituar ‘Zërin Magjik’ , në pjesmarrjen e saj ne Voice Kids dhe pjesmarrjen e saj dinjitoze si finaliste tek ‘Gjeniu i Vogel’ në Tv Klan. Krahas këngës ajo ka hobi te saj edhe aktrimin ku sic e cituam më lart ajo është pjesmarrese në disa komedi dhe drama. Ka fituar cmime kombetare dhe nderkombetare duke përfaqesuar kështu edhe Shqiperine në aktivitete ndërkombetare.Shkelqimin si këngetare, asaj ia ka dhënë ‘Baresha’ këngë e kenduar nga e madhja Nexhmije Pagarusha ku Klodiana vetem 14 vjece e ka sjellë këtë këngë me një mjeshteri të rradhë artistike.

Po ashtu mund të përmendim kënget ‘Adagio’ , ‘Just walk away’ , ‘Broke Vow’ , ‘Listen’ etj. Së fundmi ajo vjen jo me si Klodiana e vogel por tashme një zonjushë me ‘SHI LODRE’ një këngë Pop Rock me një tekst dhe muzikë të përsosur, me një të kënduar të pastër dhe zë të rrallë,po ashtu nje videoklip i punuar me shumë mjeshtëri nga Endi Hoxha. Ajo qka e bën këtë këngëtare ndryshe nga këngëtaret e tjera është origjinaliteti dhe të qendruarit vetvetja. Ajo ka krijuar një profil të sajin me shumë mjeshteri dhe dinjitet. Ajo nuk imiton dhe imponohet me look-un e saj pasi armen me te forte ka zerin brilant që zoti i ka fal.

Mund të ju pëlqejn