Ky është “Justin Bieberi shqiptar” që pritet të shkëlqejë

Djaloshi nga Mitrovica, Ergin Muja, nxënës i shkollës fillore “Migjeni” në Mitrovicë, është ylli që pritet të shkëlqejë në skenën e moderimit dhe në atë muzikore dhe për rastësi ai përngjan aq shumë në yllin e muzikës botërore këngëtarin kanadez Justin Bieber.

Madje për kuriozitet, Ergini, përkundër moshës së vogël që ka, që të bindej në faktin se vërtetë i përngjan yllit të skenës muzikore botërore, i ka dërguar atij disa foto të vetat, me ç’rast ka marrë përgjigje se ylli kanadez është impresionuar nga ngjashmëria me të.

Prirja e 14-të vjeçarit prej moderatori dhe talenti i madh që posedon edhe për muzikë, e kanë frymëzuar Erginin që të fillojë të mendojë për të ndjekur rrugën e yllit botëror, madje aq edhe më shumë pasi që i përngjan atij.

Në rrjetet sociale, Ergini ka arritur të fitojë fansa të shumtë pikërisht falë pamjes së tij, të cilët pa hezitim e quajnë “Justin Bieberi shqiptar” dhe i cili pritet të shkëlqejë së shpejti me projektet e reja muzikore që pritet t’i sjellë në tregun tonë muzikor.

Mund të ju pëlqejn