Ky është Kidda origjinal dhe kënga e re e tij është hit

47

Mërgim Kida është artisti i ri më modern në qarkullim. Deri më tani ka sjellë disa projekte, që e kanë dëshmuar qëllimin e tij për të qenë ndryshe dhe aspak komercial.

I njohur si Kidda dhe i përfolur për synimin e tij për të krijuar këngë autentike dhe që nuk gjasojnë me të tjerat në treg, ai vjen sërish me projektin e radhës të titulluar “Like Dat”, që duket si dedikim për tregun ndërkombëtar.



Muzikën e “Like Dat” e ka bërë Dj A-Boom, teksti është shkruar nga Kidda dhe A-Boom, ndërkaq videoklipi është punuar nga “OfBendz”. Xhirimet e videoklipit janë bërë në Suedi. Këngëtari i ri thotë se gjatë 2017-shit ka në planë një seri projektesh të reja dhe shumë origjinale, të cilat pritet ta konfirmojnë një herë e mirë emrin e tij në tregun muzikor shqiptar.

Më poshtë gjeni videoklipin e këngës “Like Dat” nga Kidda që vjen si premierë:

 

Mund të ju pëlqejn