www.revistabora.com

Lansohet kënga më e re nga Nordi, ai flet për detajet e projektit (Video)

0 45

Artisti i ri por shumë i talentuar Rinor Durmishaj i njohur me emrin artistik Nord, sapo ka publikuar projektin e ri muzikore.

Kënga quhet “Prapë” dhe është punuar nga ZzapnChriss me tekst nga artisti Fuego.

Nord ka vendosur qe këtë projekt ta sjellë me videoklip dhe ashtu ka ndodhur, ai punën ia ka besuar kompanisë ‘Filmnation’ ku dhe është nda i kënaqur.

“Kam punuar gjatë për këtë projekt dhe besoje që do të pritet mirë nga publiku, pasi është një projekt i finalizuar me ndryshe së shumë projekte që jemi mësuar t’i shohim”. Tha ai në një prononcim.

Kujtojmë që kënga ‘Prapë’, është projekti i gjashtë i artistit në fjale, e të gjitha janë pritur mirë dhe kanë pasur shumë sukses.

‘Unë së shpejti do të sjelli edhe projekte tjera, pasi që nuk do të ndalëm së punuari në muzikë, fansat dhe publiku i gjerë shumë shpejt do kenë edhe shumë projekte për ti dëgjuar e parë nga unë”, tha ai .

E neve vetëm na mbetet që t’i urojmë sukses Nordit në rrugën e tij në muzikë, me shpresë që të gjithë projektet do të jenë po kaq të suksesshme sa të kaluarat, shkruan TVPRISHTINA.

Mund të ju pëlqejn