www.revistabora.com

Lissus Tilka, “fshatarja” e Lezhës, pushto mediat botërore si ambasadore e kultures shqiptare

0 97

E kush nuk i njeh historite e filmat e vajzave te vogla te varfra, qe gjate jetes behen motivim per njerezimin?Mendojme se edhe ne Shqiperi eshte nje e tille me emrin Lissus Tilka. Ju kujtohet rebelja Artistja/aktiviste? Kantautore e re, vajze qe shkruan romane mbi krimin e organizuar, mesimdhenese etj… Ka lindur ne nje fshat te Lezhes, rritur ne nje varferi te madhe, aqsa kur duhej te prezantonte ndonje koncert ne qytet, duhej te lante duart me shume vemendje qe ti hiqej ngjyra e bimeve qe mblidhte ne mal per buke e shkollen deri 18 vjece.Jepte lajmet ne ekran, punonte ne mal e perfshihej ne kulture e ceshtjet sociale.I duhej te punonte maje malit per te siguruar parate e biletes se furgonit per ne gjimnaz e te ndihmonte familjen si femija me i madh. Ajo po verteton cdo dite e me shume se do tja arrije qellimit qe i ka vene vetes. Jeta e perballi me nje sfide tjeter, me te renden, Kancerin.Ne vend qe te qante, vendosi te kendonte si dikur kur e la muziken per te plotesuar qejfin e te gjitheve qe e donin vetem vajze intelektuale te librave por jo skenes muzikore si kengtare.Ka disa muaj qe po punon me zerin qe ka mbyllur ne sirtar shume vite. Per pak dite,edhe pse aspak e njohur ne tregun muzikor, madje me dyshime, ulje e ngritje, arriti te fitoje mijera klikime per baladen e pare “Ska ma ne”. Vec faktit qe pas klipit koncertin e pare e pati menjehere me idhullin e saj Shkumbin Ismailin,neve na beri me shume pershtypje eshte se Lissus Tilkes i kane kerkuar intervista per mediat boterore si media britanike “London Prestige Magazine” dhe “NY Elite Magazine”, gazeta te diplomacise kulturore ne bote.Paralelisht ka marre ftesa ne ekranet nderkombetare e aktivitetet diplomatiko-kulturore Britani-SHBA si per te qene zeri i kultures shqiptare dhe artistja e kauzave shoqerore. Ne postimet e saj gjejme tashme ftesa te shpeshta per koncerte dhe intervista pafund ne mediat shqiptare e te huaja qe po vene ne dukje vecantine e vajzes nga Lezha qe po perdor me zgjuarsi e pasion artin per kauzat e medha shoqerore.Mos te harrojme se ajo eshte nje aktiviste rebele per te drejtat shendetsore e barazine gjinore ne Shqiperi. Mesa duket edhe lufta e saj me Kancerin qe mundohet ta sfidoje sa me fort duke buzeqeshur, kenduar e aktivizuar, ka rebeluar endrrat e saj ne sirtar. Se fundmi Lissus Tilka eshte e ftuar ne sheshet e qyteteve te ndryshme te Shqiperise per hapjen e sezoneve turistike. Nga vidiot ne koncerte duket qe ajo nuk kendon balada por ekstremisht i pelqen te kendoje e kerceje rrock dhe house,dy rryma me te cilat motivon sheshet dhe ambjentet e tjera ku kendon. E dini cfare tjeter?Morem vesh se Nertila ka hapur nje arke kursimi ne te cilat kursen para per dy qellime: per te ndihmuar ndonje grua te semure, dhe te krijoje nje shume serioze per te arritur te fitoje te drejtat ekonomike qe te adoptoje nje femije.Nderkohe eshte nena e nje vajze qe ka lindur vete, por semundja qe ka kaluar e ka kushtezuar qe te mos kete me femije ne forme te natyrshme. Cfare mund te presim tjeter nga kjo vajze fshati tipike e filmave?

Lissus Tilka, “fshatarja” e Lezhës, pushto mediat botërore si ambasadore e kultures shqiptare

Mund të ju pëlqejn