www.revistabora.com

“Merre” videoprojekti më i ri nga Lumi dhe Mirjeta, një këngë që shndërohet në hit (Video)

0 265

Kanë karrierë të gjatë, janë dëshmuar në festivale, ku kanë fituar çmime e trofe, kanë kënduar në shumë koncerte dhe janë mjaftë prezentë edhe në dasma e ahengje. Lumi dhe Mirjeta Tërshana janë vëlla e motër, por janë edhe kolegë, janë zëra të mrekullueshëm që prej vitesh e kanë dëshmuar talentin e tyre në muzikë, e që kanë shkëlqyer duke sjellë projekte të bukura e të dëgjuara nga audienca.

Kënga e sapo lansuar e tyre mbanë titullin “Merre” dhe fabula e këngës është tejet popullore. Një vëlla që e pyet motren a ta marrë a jo dhe anasjelltas. Sigurisht, shumë kush do ta gjejë vetën mes rreshtash në këtë krijim muzikor. Projekti i ri i Lumi dhe Mirjeta Tërshana është goditja e radhes, e që duket se ka të gjitha premisat për tu bërë hit.

Teksti dhe muzika mbajnë vulën e të mirënjohurit Ilir Berani, orkestrimi është realizuar nga Miti Geci, ndërkaq videoklipi nga MProduction. Ju ftojmë të dëgjoni “Merre” nga Lumi dhe Mirjeta:

https://youtu.be/BNGHj4EFabg

Mund të ju pëlqejn