Modelja më e nxehtë e momentit, inspirim për të gjitha femrat

Ashley Graham, është modelja e parë e kolme e cila arriti të thyejë tabutë më të mëdha në industrinë e modës.

28 vjeçarja nuk ka forma të zakonshme, elegante pa gjoks e të pasme ashtu si koleget e saj, Ashley është plotësisht ndryshe.

Bukuroshja e famshme për herë të parë pozoi për kopertinën e “British Vogue”, për të cilën dha një intervistë, e shkroi edhe një ese. Kjo e fundit është publikuar në uebin e revistës. Ashley shkruan “është një nder i vërtetë të pozoj për ‘British Vogue’ dhe të flas në intervistën time për gjithë jetët e femrave që kam arritur të ndryshoj. Pas intervistave të mia, pas guximit tim për të pozuar me bikini, me mijëra femra më kanë shprehur mirënjohje duke më thënë se nuk ndihen më të padukshme. Ato ndjejnë që në tavolinë ka edhe një vend për to. Ndjej edhe më shume përgjegjësi të vazhdoj përpara me misionin tim, për të folur dhe treguar bukurinë përtej peshës”.

Megjithatë Ashley sqaron se këto fjalë nuk po i thotë vetëm për të tërhequr vëmendje me intervistën dhe esenë e saj për “Vogue”, modelja thekson “Nga falënderimet e atyre femrave thyerja e tabuve ka domethënie shumë të madhe për mua. Nuk e bëj vetëm që të përfundoj në kopertinën e ‘Britisht Vogue’, por e bej të gjithë ato femra që kanë dëgjuar jo gjatë gjithë jetës së tyre. Ky është një triumf për të gjitha ne, një demonstrim që ne mund të ndryshojmë gjithçka me zërin tonë”, shtoi ajo.

Mund të ju pëlqejn