Motra e Stresit i “bën gropën” Noizyt, reperi përfundon në polici!

329
Noizy shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën shfaqet duke shtënë me armë në ajër.


Gjithçka ka ndodhur gjatë xhirimit të një klipi, ndërsa për të dhënë më shumë detaje këngëtari është shoqëruar në policinë e Durrësit.

Gjithçka nisi pas arrestimit të Stresit dhe publikimit të videos së Noizyt nga motra e Arkimed Lushës, e cila akuzonte policinë për standarde të dyfishta, duke qenë se të dy këngëtarët ishin shfaqur gjatë xhirimit të klipeve të tyre muzikore, duke qëlluar me armë në ajër.

Stresi ka disa ditë që është shpallur në kërkim dhe të shumta kanë qenë reagimet e familjarëve të tij në lidhje me këtë problem.

Mund të ju pëlqejn