Një jetë plotë sfida e suksese, ju njohim me bankierin më të dalluar në Kosovë

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-12 15:18:33Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ka nisur misionin e tij si bankier në një moshë mjaft të re, në një moshë që ndoshta jo secili mund të merr guximin dhe barën që ka ky profesion. “Kam 13 vite që kur kam filluar punën time në bankë”, thekson kështu në rrëfimin e tij, Agim Haskuka.

Vjen në një rrëfim tashmë paksa më të detajuar, Agim Haskuka menaxher drejtues i Bankës Kombëtare Tregëtare filiala në Prizren. Një i ri i cili para vetes nuk njeh sfida por i sfidon ato vetëm për të arritur sukses.

I ri, me shumë klas dhe shumë i përmbajtur, z. Haskuka tregon mbi eksperiencën e tij të punës, jetës dhe studimeve.

“Kam qenë bankieri më i ri në atë kohë pasiqë akoma nuk i kisha mbushur të 20-tat”, thotë ai më tej, ndërkohë që krahas sfidave të mëdha që ka pasur në punë dhe jetë, nuk i ka munguar aspak suksesi, një sukses të cilin do e dëshironte çdo i ri shqiptarë.

Ka mbaruar studimet master në Univeristy of Sheffield të Britanisë së Madhe, një nga universitetet me renome botërore që ka nxjerë kuadro nga më të kualifikuarit në mbarë botën.

Haskuka, krahas studimeve që ka mbaruar në universitetet prestigjiose, ka qenë pjesëmarës në shumë konferenca që lidhen me profesionin e tij edhe atë në Çeki, Austri, Slloveni e Gjermani, konferenca këto të cilat i kanë ndihmuar atij në ngritje profesionale.

Ndërkohë që miqtë të cilët e njohin thonë se ai krahas puëns që bën dhe suksesit të cilit i prinë nuk i mungon edhe shpirti human, ndihma që ai ju jep të tjerëve, nje shprehi individuale e përcjellë nga një shpirt artisti tashmë në cilësinë e bankierit më të njohur jo vetëm në Kosovë.

Mund të ju pëlqejn