“Një pjesë shpirti” një nga projektet më të kompletuara artistike

Duke i hedhur një sy repertuarit të artistes sonë me vlera, Remzie Osmani, vëren mjaft këngë me vlera, siecila një histori më vete. Pasuritë e folklorit, por edhe momente nga përditshmëria jonë të paraqitura mjeshtërisht, me kalimin e kohës kanë filluar të rrallohen e mos promovohen sa duhet. Megjithatë, ata pak artiste, si niveli i Remzie Osmanit, dëshmojnë për prezencën e vlerave në artin muzikor popullor, dikur dhe sot. Këtë e dëshmon videoklipi më i ri “Një pjesë shpirti do ta jap”, ku ndeshim në një melodi të mirëfilltë e një recitativ të kënduar magjishëm nga Remzija. Meritat për këtë vepër muzikore shkojnë për tekstshkruesit e mirënjohur Agron Jashari e Ylber Aliu, për muzikën dhe orkestrimin, Artan Kastrati, inçizuar në studion “Prosound Recording”. Përsa i përket videoklipit, ai u punua në bjeshkët e Rugovës nga ekipi profesionalist i kompanisë Emf Creative, me të drejta të rezervuara dhe të mbrojtura nga kompania e liçensuar “Prominent Network”.

Suksesi i krejt këngëve popullore varet edhe nga ai që e promovon atë, e të tillët nuk kanë munguar, e s’do të mungojnë përderisa sillen projekte me tipare të këtilla që sapo i përmendëm. -Arsim Kolari-

Mund të ju pëlqejn