OJQ “New Elite of Gentlemen” implementojnë projektin e radhës (Foto)

Një projekt i “New Elite of Gentlemen” e që kishte në fokus sigurinë njerëzore dhe formëne raportimit për të është përkrahur edhe institucionalisht.

Projekti që ka në fokus ligjërimin për raportimin e dhunës e delikuencës e që u mbajt në Muzeun e Kosovës përfshiu shumë të rinj e të reja që u bënë pjesë e ligjëratës të mbajtur nga dy djemtë e organizatës Sead Sadiku dhe Durim Asllani, shkruan Skenari.com

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ata kanë falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e dhënë në projektin e tyre përmes të cilit synojnë të përcjellin tek te tjerët të drejtat që kanë në raste të dhunës.
Nuk është hera e parë që dy të rinjtë përmes Organizatës bëjnë aktivitete të tilla. Ata kohë pas kohe organizojnë debate vetëdijësuese për të rinjtë dhe kanë krijuar edhe një formë te re të debatit që nuk është ideuar më parë nga të rinjtë e Kosovës.

Mund të ju pëlqejn