www.revistabora.com

Olivia Palermo: Femra e cila xhemperin e ka futur në gardërobën solemne

0 803

Sapo pranuam që ta veshim xhemperin e thjeshtë me pantallona elegante apo me fundin e ngushtë, ndërkaq ata tashmë arritën në radhën e parë të revyve të modës.

Olivia Palermo ka shëtitur e veshur me xhemperë rastësor në javët e modës në Paris dhe në Milano.

Dhe e dini çka? Është dukur shkëlqyeshëm.

Në Javën e modës në Paris, Olivia me rrobat moderne, pantallona të gjera me jelek ka veshur xhemper klasik me gërsheta dhe këpucë fenomenale.

Në revynë Max Mara të shfaqur në Javën e Modës në Milano ka arritur e veshur me xhemper të shkurtër, të cilin e ka përshtatur me gardërobën elegante dhe me këpucë shik.

Edhe një stil interesant ka shpikur për vizitën në Javën e Modës në Milano. Xhemperin e gjatë klasik e ka veshur mbi fustanin solemn me sandale.

Gabim teorik, ndërkaq praktikisht modë e qëlluar. Kur herën tjetër mendoni që nuk keni se çfarë të vishni për ndonjë rast solemn, koktej, teatër apo për të shkuar në revy mode, provoni të kombinoni gardërobën që e keni sikur Olivia.

Edhe xhemperi mund të jetë rrobë solemne me këpucë të mira apo me çantë atraktive.

Image  Olivia Palermo: Femra e cila xhemperin e ka futur në gardërobën solemne auto DdcktkqTURBXy82ODBkZTRhMzBmNWQ5ZTZhZmVlY2Y0NzhiZWZlZDdjYS5qcGVnkZMCzQKeAA1507880200

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Mund të ju pëlqejn

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy