PREMIERË: MC QOPPA VJEN ME NJË GODITJE TË MADHE, SJELL KËNGËN “XHANE” ME FLORA GASHIN (VIDEO)

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me këngën “Ela” të cilën e pati sjell Mc Qoppa në bashkëpunim me Xhet Salihin, ikona e repit shqiptar ka sjellur një bashkëpunim tjetër, kësaj radhe shumë të zjarrtë.

Mc Qoppa, tashmë është shndrruar në të preferuarit për të realizuar bashkëpunime, e të cila po tregohen tepër të suksesshme. Reperi prizrenas ka ribashkuar forcat me Flora Gashin dhe kanë sjell super këngën me videoklip, “Xhane”. REVISTABORA ka mësuar se kënga e re i ka quar pesh ndjekësit e Qoppës, por që kënga vërehet se ka një dimension të gjerë të shtrirjes e dëgjimit që në start.
Për tekstin është përkujdesur vet Mc Qoppa, ndërsa orkestrimin i ka punuar Arben Bytyqi, mjeshtër i njohur i muzikës dhe krijimeve të shumta muzikore, shkruan Revista Bora.
Ndërsa produksioni numër një për videoklipe për momentin në Kosovë, “XL Films” i ka punuar një super videoklip.

Mund të ju pëlqejn