Projektet kapitale në Uzurmisht, rinia meDokin edhe një mandat për Zhelinën (Foto)

Investimet kapitale në Uzurmisht të komunës së Zhelinës e ka bërë që rinia të mbështet Fatmir Izairin. Uzurmishti gjatë qeverisjes katër vjeçare  së fundit është investuar në rrjetin e kanalizimit edhe atë me vlerë prej 350 mijë eurove. Ky projekt gjigant që ka larguar problemin e fekaleve nga uji i pijshëm është edhe motivi kryesor i mbështetjes së madhe që bën Uzurmishti kandidatit për kryetar komune, Fatmir Izairit.

Përpos ndërtimit të kanalizimit, në Uzurmisht është rregulluar edhe fusha e sportit, disa rrugë janë ndërtuar me begatona dhe shumë punë të tjera që sot rinia e Uzurmishtit i tha PO dokit.

Sa i përket planit urbanistik për Uzurmishtin, komuna vazhdon të punojë me një intensitet të madh për të përfunduar dhe së shpejti do të jetë në miratim e sipër.

Ndryshe Uzurmishti është fshati i katërt me radhë që i thotë Po Dokit edhe një mandat për të rregulluar edhe disa projekte tjera.

Mund të ju pëlqejn