Rita Ora nderon viktimat e sulmit në Mançester

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka performuar së fundmi në festivalin e Radio 1.

Ora bëri një interpretim të përzemërt të këngës “Coming Home”, me ç’rast bëri edhe një nderim emocional për viktimat e sulmit terrorist së Mançester.

E kapluar nga emocionet, pasi përfundoi këngën, 26-vjeçarja u ul në gjunjë dhe tha: “Ne ju duam Mançester”.

Ndërkohë fansat, të mahnitur nga nderimi i saj, e falënderuan këngëtaren e cila ndau kohë për t’iu bërë një dedikim 22 të vrarëve javën e kaluar në koncertin e Ariana Grandes, në Mançester.

Në nderimin e viktimave, kanë marrë pjesë edhe dy këngëtaret tjera të njohura: Dua Lipa dhe Bebe Rexha. /

Mund të ju pëlqejn