Seksi i tepërt ndikon në madhësinë e organeve tuaja gjenitale

Hulumtimet më të reja kanë treguar që madhësia e penisit dhe e vagjinës varet nga sasia e marrëdhënieve seksuale gjatë jetës.

Megjithatë, seksi i tepërt mund të krijojë probleme serioze, andaj ju rekomandojmë që të informoheni lidhur me këtë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e Universitetit në Exeter, kanë dëshmuar që marrëdhëniet e tepërta seksuale çojnë në rritjen e madhe të penisit dhe në rritjen e buzëve në organin gjenital femëror dhe të vetë vagjinës, e cila evoluon tutje nëpër dhjetë gjenerata të ardhshme në linjën gjenetike.fDr. Megan Head, autor i hulumtimit, thotë që forma e një organi gjenital, i cili “komunikon” seksualisht me organin tjetër, pikërisht çon në ndryshime të formës së organit gjenital të pjesëmarrësit tjetër në marrëdhënie, që quhet koevolucion.

Forma e gjenitaleve sillet në raport me konstruktin e trupit, gjë që më së miri shihet te kafshët.

Për këtë shkak është bërë ky hulumtim në të ashtuquajturat insekte të varrezave, të cilat kujdesen posaçërisht për trashëgimtarët e vet.surprised half naked young man in bed looking down at his underwear at his penis under white covers sheet in badroom. Concept photo of male sexuality and man sex problems, domestic atmosphere.Dr. Pavet Hopwood, pjesëmarrës në eksperiment, thekson që këto hulumtime tregojnë që konflikti i interesave seksuale midis meshkujve dhe femrave shihet në ndryshimin e formave të organeve gjenitale, gjë që ndikon në gjeneratat e ardhshme, madje relativisht shpejt. /RevistaBora

Mund të ju pëlqejn