Sex simboli shqiptarë që po ç’mend femrat

91

Tërhoqi vëmendje nga paraqitja e tij në një nga klipet e Kidës, por që ishte duke punuar projektet e tij muzikore kjo gjë nuk dihej deri në një moment kur edhe ai shpërtheu si këngëtarë. Trim Jetullahu, djaloshi i pashëm nga Kosova që jeton në Gjermani tashmë ka realizuar katër projekte profesionale si këngëtarë ndërsa me këtë të fundit thotë se i ka vënë vulën karierës artistike. ”Kur don ti, Bla bla bla, Hej goce, Unë e ti dhe S’kom faj”, janë projektet e tij që janë shndëruar në hite ndërsa pamja fizike e Trimit të lë pa fjalë. Ai në një bisedë për ”Bluetooth” flet më shumë.

U bë një kohë që gjindesh në skenë, si e sheh veten dhe sa i kënaqur je me karierën, sa projekte numëron deri më tani?



E shoh veten shumë stabil dhe jam shumë i kënaqur deri më tani si ka ecur kariera ime, deri më tani kam publikuar gjithësejt 4 projekte të punuara profesionalisht.

E ke pasur të vështirë depërtimin në skenë, kush të ka ndihmuar?

Asnjë punë nuk është e lehtë por me punë dhe vullnet kam depërtuar aty ku dua unë, për këtë gjë falenderoj menaxherin Ilir Balija i cili ka qëndruar afër meje në secilin moment si vëlla i madh dhe njëkohësisht më ka motivuar të punoj akoma më shumë.

Sapo ke hedhur në qarkullim një videoklip të ri, me kë ke bashkëpunuar dhe si po ecën projekti?

Po është projekti ”S’kom faj”, është pritur shumë mirë dhe ka bërë një vulë artistike në emrin tim dhe një bazë të fortë në krijimtarinë time artistike në këtë projekt kam punuar me Gzim Lazri, Florent Boshnjakun XL Films ndërsa menaxheri Iliri ka organizuar gjithë punën.

E ke seriozisht muzikën apo thjeshtë hobi?

E kam më shumë se seriozisht…

Fiton ndonjë gjë nga muzika apo deri tani vetëm ke harxhuar?

Harxhimi është me vullnetin tim ndërkohë që fitimi për mua vetëm se ka filluar.

Njihesh si një nga meshkujt më të pashëm të skenës, e përdor sensualitetin edhe për famë?

E falenderoj Zotin që më ka dhënë këtë pamje e për mua është një plus i madh, unë nuk e përdor por tashmë tek ne ndikon automatikisht pamja dhe sensualiteti në pëlqim dhe famë.

Po tek femrat sa ndikon kjo gjë, ke nisur flirte me fanse apo je në ndonjë lidhje serioze?

Jo, për momentin jam single dhe aspak nuk më pëlqen flirti me fanse. Planet e mia janë vetëm punë dhe shumë punë, e unë them jo pas 10 por pas 5 vitesh shihemi në On top.

Mund të ju pëlqejn