Shala: Presidenti dhe kryeministri shkatërojnë vendin, nuk respektojnë dëshmorët!?

18

Aktivisti i AAK dhe bokseri i njohur Granit Shala përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me mosrespektimin e të kaluarës së vendit nga ana e presidentit dhe kryeministrit duke thënë se ata po shkatërojnë Kosovën dhe meren vetëm me demarkacion e asociacion të komunave serbe.

Siç duket LDK-ja ia ka filluar me fushatës zgjedhore. Dhe ´´më e mira e gjithë kësaj´´ ajo përmend çdo herë vrasjet e kryera pas luftës. Gjithsesi se jam për zbardhjen e ketyre vrasjeve, por është edhe obligim i kryeministrit të merret më shumë me këtë problem i cili po e përcjellë vendin tonë çdo ditë. Në vend se të merret me këtë, ai çdo ditë e cdo natë merret me demarkacion dhe asociacion të komunave serbe. Me gjithë këto veprime, kryeministri së bashku me presidentin janë duke e shkatërruar vendin tonë, e me këtë duke e treguar edhe mos-respektin ndaj dëshmorëve dhe familjeve të dëshmorëve që sakrifikuan cdo gjë që kishin, që ne të gëzojmë lirinë. E kjo është fushata e ndërtuar mbi vuajtjet e shumë qytetarëve të Kosovës. Kjo është LDK-ja e Mustafës dhe Thacit./ Granit Shala



Mund të ju pëlqejn