Siç e ka emrin është edhe vetë…Dashuri! Ja këngëtarja fituese e “Top Fest Kosova”

Mbrëmë është mbajtur edicioni i parë i festivalit muzikor “Top Fest Kosova”. Në këtë festival, morën pjesë ne cilësinë e konkurrentëve, emra të ndryshëm të skenës muzikore që me krijimet e tyre pretendonin titullin e madh.

Prej ditësh ishte paralajmëruar edhe pjesmarrja e këngëtares Dashurie Bilaj, e cila së fundi ka qenë mjaftë aktive. Ajo është zëri i veçantë që vjen nga jugu i Shqipërisë.

Dashurie Bilja, e njohur edhe si këngëtarja”barbie”, u prezantua në festival me këngën me titull “Saranda ime”, që është një këngë me motive labe, e vetmja e tillë në këtë kompeticion.

Kjo këngë e veçantë, që i këndohet një vendi mbreslënës, prej ditësh u përfol si më e mira e festivalit dhe ishte pikërisht ajo që e fitoi këtë festival. Ne i urojmë shumë suksese.

Mund të ju pëlqejn