Stefan Bogoev: Karposhi është komunë e kidnapuar nga premtime boshe dhe gënjeshtra

Rinia më jep shumë energji që të jem kryetar komune për gjithë qytetarët, të kapem për fyti në zgjidhjen e problemeve dhe pa kalkulime t’i bëj ballë mafisë urbane të Jakimovskit dhe Gruevskit. Ka shumë njerëz që janë bashkuar në krijimin e programit e që do të bashkohen në kampanjë, qëllimi është që në Karposh të bëjmë një komunë në të cilën qytetarët do të diktojnë prioritetet e jo elita politike.

Deputeti nga rradhët e LSDM Stefan Bogoev është shumë ambicioz, i shkolluar dhe një i ri me shumë suksese, ai prezanton gjeneratën e re që qëllimin e ka jetën sa më të mirë dhe me shumë prespektivë për qytetarët në Maqedonisë. Opinioni e ka parë nga foltorja e parlamentit e nga protestat e revolucionit Laraman, është zgjedhur deputet si 24 vjeçar nga posti i krytarit të forumit rinor. Ka qenë bursist për shkak të nivelit të lartë të notave, i diplomuar në biznes administratë në gjuhën angleze ndërsa magjistër i ekonomisë.

“Me rënien e regjimit të VMRO-së qëllimi i historisë së Maqedonisë moderne është mbyllur dhe tash para neve kemi fazën e re e cila është e mbushur me sfida, Karposhi si komunë në të cilën jam rritur unë dhe prindërit e mi është shndëruar në diçka që nuk e njohim, nga pastërtia dhe gjelbërimi është shndëruar në një komunë monstrum, me ajër të ndotur, një vend i kidnapuar nga mafia urbane duke rënuar kështu jetën e banorëve.

Qytetarët disa herë janë organizuar dhe kanë rezistuar por gjendja nuk është ndryshuar por edhe më shumë është keqësuar, unë më tej nuk mund të shoh kështu vendin tim, planifikoj të jetoj këtu dhe të formoj familje, kam ideja dhe vizion dhe e di se si bashkë të kthejmë dinjitetin, e kështu në vend që të ulem në parlament vendosa që me gjithë idejat e mia të kanalizoj dhe të jap dritë për qytetarët e mi e të nisi luftën për komunën dhe e di se bashkë do i’a dal.

Programi dhe qëllimi e koncepti kanë ideja avangarde por edhe të realizueshme, planifikoj hapjen e oboreve të shkollave në zona për jetë më të shëndetshme dhe rekreacione, shfrytëzim maksimal të energjive por edhe cerdhe të reja, pastaj do bëjm komunë ku do banojnë më efikase dhe ju bëj ftesë gjithë atyre që duan të bashkohen në kampanjën time, ju premtoj se do kenë shancë të japin kontribut të madh.

Karposhi është komunë e kidnapuar, me ide dhe premtime të rreme, fillimisht duhet të kthejmë besimin tek qytetarët dhe ju premtoj se do e mbajë fjalën. Atë që Jakimovski nuk arriti të mbajë fjalën duke përdorur shumë mjete që të arrijë qëllimin dhe të sjellë komunën në stilin e Gruevskit dhe Mijalkovit, në llogari të qytetarëve dhe tash të mos mund të kemi ajër të pastër, unë dhe ekipi im jemi të pregaditur, jemi përballur me Gruevskin kur ishte më i fortë e tash me Jakimovskin kur është shumë i dobët, do bëjmë kampanjë pozitive, kam në ekip nga gjithë moshat, qëllimi është që të bëjmë një komunë të përgjegjshme dhe qytetarët të diktojnë prioritetet, ka thënë mes tjerave Bogoev.

Mund të ju pëlqejn