Vajzat e bukura nuk dinë të ndahen nga Noizy! Ja çfarë ka ndodhur Foto

Një nga reperat më të suksesshëm, Noizy, ishte ftuar në spektaklin e “Miss Univers”.

Si gjithmonë, Noizy di si të provokojë njerëzit dhe të tërheqë vëmendjen. Dhe këtë nuk e bën vetëm me artin e tij, të cilin, për hir të së vërtetës ia duan shumë. Noizy është reper super i suksesshëm në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Por Noziy di të jetë provokues edhe me veshjen.

Te “Miss”-i, aty ku është spektakli i bukurisë dhe elegancës, ai kishte veshur një bluzë, në të cilën ishte shkruar 100 kile. Natyrisht që s’e besojmë se e ka pasur fjalën për veten e tij, pasi ai nuk është i shëndoshë, as për vajzat në miss të cilat dihet që janë super të dobëta.

Por me siguri ka qenë mesazh për dikë, në formë shakaje ose thumbi. Ndërkohë, në “backstage” Noizyn e kanë marrë me radhë vajzat pjesëmarrëse në “Miss” për të bërë foto me të. U duhet në fakt një foto për rrjetet sociale me të cilën mund të tërheqin vëmendjen dhe hapin debate./Panorama/

Mund të ju pëlqejn