Veshja e çuditshme e Getit mbrëm (Foto)

Kur është fjala tek moda, lideri i Babastars Getoar Selimi, ndër vite ka dëshmuar se është disa hapa para të tjerëve.

Eksperimentimet me ngjyra, modele, e marka të shtrenjta e kanë shoqëruar gjithmonë reperin i cili shpesh ka tejkaluar suazat e të zakonshmes, sidomos tek gjinia mashkullore që është konservatore në këtë drejtim.

E këtë fakt, Geti e ka vulosur sërish mbrëmë me një paraqitje shumë të veçantë.

I veshur me një jelek lëkure ngjyrë të zezë, me rrjetë të tejdukshme prapa, shoqëruar me dorëza poashtu të zeza të lëkurës, syze dhe zingjirë si aksesorë të pashmangshëm tek Selimi, ai ka befasuar komplet ndjekësit në rrjete sociale.

Ndryshe, fansat e shumtë në numër tashmë kanë nisur numërimin prapa për këngën e re të cilën mezi po e presin e që realisht akoma nuk ka një datë konkrete të publikimit. Bora.al15275514-687135438115340-1656233612330139648-n

Mund të ju pëlqejn