Veturën të cilën e posedon aktualisht Labi, a e ka dhuratë nga kjo këngëtare e njohur!?

Moderatori i njohur Labinot Gashi, u bë lajm kryesor pasi vendosi të largohet nga Rtv 21, ku për 17 vjet kishte qenë pjesë e tij.

Ai gjatë kohës që zhvilloi karrierën e tij si gazetar, përveç që u bë i njohur dhe i dashur nga publiku, ai poashtu fitoj edhe simpatinë dhe besimin e shumë yjeve shqiptare, shkruan Magazina.al.

Madje disa prej tyre falënderimin për punën që bën ai, ia shprehen edhe përmes dhuratave të ndryshme.

Por jo gjithmonë dhurata bëhet thjesht nga dëshira, ato ndonjëherë bëhen edhe për favore të ndryshme.

Kështu po këto ditë ku lajmi i largimit të Labit po bënë gjiro, thuhet që këngëtarja e njohur Shkurte Gashi i kishte dhuruar veturë Audi B4.

Magazina.al. merr vesh që në këmbim të kësaj dhurate Labi u “detyrua” që ti përkrah aktivitete muzikore të këngëtares për një vit rresht.

Kujtojmë që Shkurta i kishte bërë edhe një Iphone 7 dhuratë moderatorit i cili e kishte bërë publike gjatë transmetimit të emisionit.

Mund të ju pëlqejn