« Video » Dokumentar i suksesit, rruga e Granit Shalës drejt majave të politikës

343

Një dokumentar i realizuar me mjaft profesionalizëm mbi jetën dhe karierën e tij dhe rrugëtimin drejt politikës si një fushë e re dhe mjaft e ëndërruar nga vet Graniti. Ky videodokumentar e sjell atë më afër popullit dhe banorëve të vendit të tij se cfarë flasin ata cilat janë ëndërrat e Granitit e shumë të tjera gjëra mund të ndiqni në këtë videprojekt.

“Mendoj se diasporës ja kanë lehtësuar shumë ardhjen në vendlindje dhe kjo pjesë na afron shumë me Shqipërinë, një ëndërr shumë vjecare e të parëve tanë e kanë punuar shumë për këtë moment, mendoj se Kosovë e Shqipëri nuk duhet të kemi kufi dhe mos ketë ndarje mes dy vendeve”, thotë kështu në këtë dokumentar Granit Shala pas qëndrimit në Tiranë lidhur me tunelin e rrugës së Kombit.

“Është pjesë e demokracisë sot që ndodh dhe nëse është populli i pakënaqur duhet të bëj dhe unë ndihem si në vendin tim. Haradinaj mbahet politikisht dhe ne besojmë në drejtësi dhe do të kthehet në Kosovë, politika e Kosovës është shumë e dobët dhe padrejtësisht ata nuk kanë kontribuar për lirimin e Haradinajt, ai në Hagë ka dëshmuar dy herë që është i pafajshëm dhe është i vetmi që mund të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë, politika koosvare është shumë e paaftë të bisedojë me Serbinë dhe e kam parë që shkojnë me duar në xhepa më shumë për të parë se cfarë do kërkojë Serbia. Unë për vete e kam një plan me futjen në politikë besoj se Kosova ka kapacitet por jo me këta politikan. Kam qenë aktivist dhe tani kam vendosur të hy më shumë në politikë dhe besoj që mundem të kontriboj për vendin tim sepse merem edhe me biznes dhe besoj që në të ardhmen do kontriboj edhe më shumë”, sqaron kështu mes tjerave vet Graniti.



Mund të ju pëlqejn