« Video » Kjo këngë e Driton Jakaj për prindërit e ndjerë do ju bëjë të qani

Këngëtari i njohur Driton Jakaj, është nga ata zëra që pëlqehen nga publiku, ai i mbrëmjeve muzikore, dasmave e ahengjeve.

Këngëtari ndër vite ka prezantuar edhe balada të ndjeshme, që e kanë prekur thellë publikun dhe ndjekësit e krijimtarisë së tij muzikore.

Driton Jakaj sapo ka publikuar edhe projektin e tij më të ri, këngën me titull “Prindërve”, një këngë e bukur dhe njëkohësisht shumë prekëse. Muzika & Orkestrimi i kësaj këngë është bërë nga “Studio One” në Prishtinë, ndërkaq teksti është shkruar nga Arton Ramadani.

Ndonëse kënga u këndohet prindërve që mungojnë, këngëtari i ka të gjallë ata, madje janë protagonistët kryesor në videoklipin e punuar nga “Swart Production”.

Ju ftojmë ta ndiqni “Prindërve” .

Mund të ju pëlqejn