www.revistabora.com

Po vjen Ballo Shqiptare me një super organizim (Foto)

0 842

Edicioni i tretë i Ballos Shqiptare, po afron ndërkohë që përgatitjet për këtë event special veçse kanë nisur.

Ngjarja në fjalë veçse është shndërruar në një mbrëmje kulturore që promovon kulturën e bukur shqiptare, ku fillimisht ishte si iniciativë para dy viteve, ndërsa tashmë është shndërruar në një mbrëmje kulturore, e cila mbahet vit për vit duke promovuar kulturën dhe traditat shqiptare.

Dy inciatoret e kësaj balloje janë Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada, dy ikona të bukurisë shqiptare.

Po vjen Ballo Shqiptare me një super organizim (Foto)

Me vullnet të plotë dhe shumë dëshirë, ato kanë mbledhur forcat për të organizuar edhe “Ballon Shqiptare 3”, e cila do të vijë pak më ndryshe këtë herë dhe me shumë befasi.

Diellza Kolgeci ka shpalosur disa nga detajet e kësaj mbrëmje e cila do të mbahet më 2 dhjetor në kryeqytet.

“Kjo ide më ka lindur shumë kohë më parë, por para tri viteve bëmë që të realizohet. Më vjen mirë që është bërë tradicionale dhe po pritet shumë mirë nga të gjithë. Është diçka që i ka rikthye vlerat e traditës tonë shqiptare në muzikë, ushqim, valle e veshje. Vetë fjala “Ballo” do të thotë vallëzim, andaj kryesisht kjo natë do të kalohet në atmosferë duke vallëzuar, duke dëgjuar muzikë të mirëfilltë shqiptare, duke shijuar ushqime tradicionale dhe duke u mësuar diçka më shumë rreth veshjes tonë të bukur kombëtare që kemi një laramani në veshje dhe dizajne shumë të bukura”, tha Diellza Kolgeci.

Në vazhdimin e bisedës, Kolgeci tregoi se kësaj mbrëmje nuk do t’i mungojnë edhe shumë fytyra publike, si dhe kodi i veshjes i cili është përcaktuar për këtë ballo.

“Do të ketë fytyra të profileve të ndryshme nga arti, biznesi,politika dhe ambasadat. Preferohet veshje solemne me ndonjë detaj të veshjes kombëtare shqiptare. Ky kod e bënë edhe më të bukur gjithë organizimin, sepse njerëzit hulumtojnë për të kombinuar veshjet kombëtare me ato moderne”, tha më tej Kolgeci.

 Po vjen Ballo Shqiptare me një super organizim (Foto)

Ndërkohë, kjo “Ballo Shqiptare” është përkrahur edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili si gjithnjë ka shprehur gatishmërinë e tij për mbështetje në të gjitha eventet që nxjerrin në pah vlerat kulturore të vendit.

Afërdita dhe Diellza vizituan së fundmi zyrën e kryeministrit, Diellza tregon se si ka shkuar ky takim.

“Kryeministri si çdo herë është shumë mikpritës dhe çdo herë ka përkrahë projektet tona. Ai do të jetë prezent, sepse ka qenë edhe vitin e kaluar dhe i ka pëlqyer shumë organizimi”, përfundoi Diellza Kolgeci.

Mbrëmjet e tilla kulturore në vend që nxjerrin në pah traditën shqiptare janë të pakta, por duket se “Ballo Shqiptare”, dalë nga dalë po shndërrohet në një bastion të pasqyrimit të vlerave kombëtare brenda një nate ku të gjithë vallëzojnë. /Skenari.com/

Mund të ju pëlqejn