“Dance With Me” është një nga programet më të ndjekura të “Tv Klan”. Çdo sezon, stafi sjell çifte të reja VIP-ash që nuk kanë lidhje me kërcimin, por që provojnë veten e tyre në një fushë tjetër të artit. Për këtë vit deri tani janë zbuluar disa prej konkurentëve, si përshembull: Kejvina Kthella çift me Eduart Ndocaj, Eliona Pitarka me Mateus Frroku, Florian Agalliu me Era Rusin, ndërsa Ermal Peçi me Eva Muratin, ndërsa pas largimit të Çiljetës, Valer Kolnikaj do të jetë me Marsela Çibukaj. Një pjesë e rëndësishme e “Dance With Me” është dhe juria, me gjykimin dhe komentet e tyre rreth performancave, por sipas “News31” ajo nuk do të jetë më e njëjta që kemi parë për vite me radhë. Sipas burimeve të portalit, Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e jurisë, ndërsa vendin e tij nuk dihet ende se kush personazh i njohur do ta zërë. Për të mësuar më shumë informacione, na mbetet të presim fillimit e sezonit dhe të shohim si qëndron e vërteta e këtij vendimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Author

Share