www.revistabora.com

Bebe Rexha ekspozon të pasmet në “Dolce Gabbana”

0 1,613

Një emër që u fut vonë në tregun e muzikës së huaj, por që ka arritur të ecë me hapa të suksesshëm në këtë treg është ai i Bebe Rexhës.

Bebe e cila me prejardhje është shqiptare, tashmë është futur në mesin e artisteve më të kërkuara në botë.

Këngëtarja po vazhdon të jetë e angazhuar në koncerte nëpër vende të ndryshme të botës, kurse aktualisht po qëndron në Hong Kong.

Në llogarinë e saj në Instagram, Bebe Rexha ka postuar një video në të cilën shfaqet shumë atraktive, në fustanin që i theksonte linjat bombastike trupore, sidomos të pasmet.

Bebe postoi video në të cilën bënte lëvizje joshëse në fustanin me tre ngjyra, i cili është i markës së njohur “Dolce & Gabbana”, ndërsa sipër videos ajo pranoi pëlqime dhe komente pa mbarim nga ana e ndjekësve, të cilët i shkruanin vetëm fjalë pozitive për format trupore.

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Mund të ju pëlqejn

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy